Tirana 1 – 1 Vllaznia (Rafa 5' / Balaj 26')
Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-1.
Rezultati final u vendos që në pjesën e parë, ku Enea Jorgji akordoi 3 penallti, 1 për Tiranën dhe 2 për shkodranët. Bardheblutë e kthyen në gol me anë të Rafa, ndërsa 2 të tjerat për Vllazninë i ekzekutoi Balaj. Ky i fundit shënoi të parën, por gaboi tek e dyta.
Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 9 pikëve, por mbeten në vendin e fundit. Në krahun tjetër me 27 pikë të grumbulluara, Vllaznia mbetet në vendin e 4-t.
Superiore: Java 17
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, Silva, Haxhiu, Marku, Mehmeti, Vogli, Falaye, Ismajli, Meta. Trajner: Ardian Nuhiu.
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Pusi, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Mala, Qato, Kuro, Gjini. Trajner: Edi Martini.
44' Tjetër penallti për Vllazninë. Balaj gabon përballë Tafas.
26' GOL VLLAZNIA! Shënon Bekim Balaj.
16' Tirana shënon edhe golin e dytë, por anulohet për offside.
5' GOL TIRANA! Shënon Rafa.
1' Shkelmohet topi i parë në "Selman Stërmasi", nis Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë.
