Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vllaznia “nuk fal” Vorën, shkodranët mposhtin “Blutë” dhe nisin të ngjiten në tabelë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia “nuk fal” Vorën, shkodranët mposhtin
Vllaznia

Vllaznia 2 – 0 Vora (Balaj 28’, Murataj 56')

Vllaznia ka triumfuar mbrëmjen e sotme përballë Vorës me rezultatin e pastër 2-0. Lojtarët të cilët i dhanë këtë triumf skuadrës shkodrane ishin Balaj dhe Murataj me golat e tyre.

Gjithashtu dhe Vora provoi të shënonte, por nuk ia doli dot mbanë. Vllaznia ndodhet në vendin e dytë me një pikë larg Elbasanit kryesues, ndërsa Vora në vendin e 5-të me 7 pikë të grumbulluara.

56’ GOL VLLAZNIA! Murataj shënon golin e dytë përballë Vorës

56' GOL VLLAZNIA! Murataj dyfishon shifrat për shkodranët

51’ Luis Felipe lë fushën e lojës pas problemeve muskulare, në fushë është futur Almeida

46’ Starton pjesa e dytë në “Loro Boriçi”, Vora kërkon reagimin ndaj 

45’ Përfundon pjesa e parë, Vllaznina udhëheq me golin e Balajt

40’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë pas një prekje të topit me dorë

40’ Repaj shfaqet rrezikshëm me një goditje me kokë, por mbi kuadrat

34’ Vora nga ana tjetër provon mrekullinë me Vrapin nga këndi i cili provon portën, por pa sukses

33’ Vllaznia sërish e rrezikshme kësaj radhe me Esat Malën, i cili ishte pranë një super goli, por u ndal nga shtylla

28’ GOL VLLAZNIA! Bekim Balaj ndëshkon Vorën nga pika e bardhë

25’ Vllaznia pretendon për 11-metërsh, kryesori shikon pamjet në VAR dhe akordon në favor të shkodranëve

17’ Sërish Ruçi protagonist, kësaj radhe portieri i Vorës ndal një goditje të fortë të Balajt

16’ Tjetër rast i rrezikshëm i Vllaznisë me Muratajn, por Ruçi kësaj radhe e ndal

12’ Goditje e fortë e Muratajt, por përfundon mbi kuadratin e portës së miqve

7’ Shfaqet Vora me Vrapin, goditja e mbrojtësit nga distanca devijohet nga Karrica

2’ Tjetër super pritje e Ruçit me këmbë, portieri i Vorës ndal një goditje të fortë të Yagos

1’ Menjëherë Vllaznia provon me Kallakun, por goditja e tij kontrollohet nga Ruçi

1’ Starton përballja në “Loro Boriçi”, ekipet do të kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve pas javëve të mira

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Pohls; Jago, Gjini, Bajrami, Krymi, Dros, Kallaku, Mala, Murataj, Balaj, Kastrati. Trajner: Edi Martini
Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Shehi, Barjamaj, Dalipi, Vrapi, Bardhi, Kasalla, Luis Felipe, Karrica. Trajner: Arjan Bellai

Kategoria Superiore: Java e 5-të
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Andi Koçi

Poll

Lexo gjithashtu