Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Efekti Ilir Daja, Dinamo e tij mposht Egnatian dhe shpallet kampione… dimri

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Efekti Ilir Daja, Dinamo e tij mposht Egnatian dhe shpallet
Ilir Daja, Dinamo - Egnatia

Dinamo është zyrtarisht kampione dimri. Ekipi kryeqytetas fitoi përballë Egnatias në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1.

Dinamo kaloi në avantazh të dyfishtë me golat e Mandelës dhe Nanit. Përkatësisht lojtarët dinamovitë shënuan në minutën e 23-të dhe 59-të. Ndërsa goli i Egnatias me Ndrecën në të 67-tën, nuk mjaftoi.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë të renditjes dhe shpallet kampione dimri. Në krahun tjetër, me 30 pikë, Egnatia mbetet në vendin e katërt.

Dinamo 2 – 1 Egnatia (Mandela 25', Nani 59'/ Ndreca 67')

Superiore: Java 19
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Erjon Bylykbashi

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO:
 Sali, Dita, Aliji, Lorran, Meksi, Toli, Karamba, Qefalija, Vila, Nani, Mandela. Trajner: Ilir Daja.
EGNATIA: Dobjani, Aliyev, Xhemajli, Veseli, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Ujka, Zejnullai, Lushkja, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.

67' Një top krosohet shumë bukur brenda zonës dhe anësori Ndreca i gjetur prapa mbrojtjes arrin të shënojë, duke rihapur sfidën në Elbasan.
 

59' GOL DINAMO! Shënon Nani.

25' GOL DINAMO! Shënon Mandela.

5' Gabim nga Egnatia, por Mandela nuk përfiton.


1' Shkelmohet topi i parë në "Elbasan Arena". 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga