
Skënderbeu 3-2 Vllaznia
(Nikaj 10', Liço 16', Rashica 31' / Mala P 42', Balaj P 80')
Final Four: Finalja e vogël
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Skënderbeu fitoi finale e vogël të “Final Four” ndaj Vllaznisë duke siguruar vendin e tretë në renditje. Korçarët triumfuan në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 3-2.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Skënderbeun që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me Nikajn.
Më pas ishte radha e Liços, që realizoi edhe golin e dytë në minutën e 16-të. Korçarët nuk e ndalën hapin dhe shënuan edhe golin e tretë në minutën e 31-të me Rashicën, i cili u tregua i saktë i vetëm përballë portierit.
Vllaznia ngushtoi rezultatin me Malën në minutën e 42-të falë një penalltie. Pjesa e parë u mbyll 3-1.
Në fraksionin e dytë Vllaznia ishte më kërkuese dhe fitoi sërish një penallti. Nga pika e bardhë Bekim Balaj u tregua i saktë dhe shënoi golin e dytë në minutën e 81-të. Më pas shkodranët mbetën me 10 lojtarë pasi Stojanovic u largua me karton të kuq.
Deri në fund Skënderbeu mbrojti fitoren duke siguruar edhe vendin e tretë në renditje ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vendin e katërt.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (4-3-1-2): Alia; Vangjeli, Prençi, Dwumfour, Gërço; Janaqi, Rabiu, Yuri; Liço; Rashica, Nikaj. Trajner: I. Gvozdenovic
Vllaznia (4-2-3-1): Qarri; Pusi, Stojanovic, Juric, Yago; Boshnjaku, Alivoda; Mala, Ajdareviç, Dodaj; Balaj. Trajner: T. Brdaric
LIVE:
90+4' Përfundon ndeshja.
82' KARTON I KUQ! Stojanovic kryen faull ndaj Ardit Nikajt dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Vllazninë me 10 lojtarë.
80' GOL! 'Ndizet' shpresa për Vllazninë, Bekim Balaj shënon nga pika e bardhë.
73' Vllaznia pretendon për karton të kuq, Hamiti dhe VAR mendojnë ndryshe.
59' Skënderbeu shënon golin e 4-të, por anullohet për pozicion jashtë loje.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
42' GOL! Vllaznia rizgjon shpresat, Esat Mala ngushton rezultatin me 11-metërsh.
31' GOL! Skënderbeu e kthen në stërvitje, Vllaznia pëson edhe golin e tretë nga Ermir Rashica.
28' Dodaj godet brenda zone, por topi përplaset në trupin e Dwumfour dhe kthehet sërish te sulmuesi që gjuan prapë duke gjetur në gatishmëri portierin Alia.
22' Nikaj godet nga distanca e largët, topi shkon tokazi drejt portës dhe kontrollohet nga Qarri.
21' Krosim i Yagos dhe Ajdarevic godet me kokë, por larg portës.
16' GOL! 'Katrahurë' e mbrojtjes shkodrane, Skënderbeu shënon golin e dytë me Dean Liçon.
10' GOL! Një shkodran ndëshkon Vllazninë, Skënderbeu gjen golin e avantazhit me anë të Ardit Nikaj.
8' Rashica bën goditjen e parë drejt portës, qendrore për Qarrin.
1' Fillon finalja e vogël, Skënderbeu dhe Vllaznia synojnë vendin e 3-të.