Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Nuk mjafton “magjia” e yllit të Dinamos, Egnatia tregon “dhëmbët” në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk mjafton “magjia” e yllit të Dinamos, Egnatia tregon
Dinamo - Egnatia

Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova dëshmoi sonte ndaj Dinamos së Ilir Dajës në “Air Albania” se ata janë ekipi për t’u mundur në Superiore.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të, rrogozhinasit triumfuan me shifrat 2 – 1. Pjesa e parë u mbyll me golin e Albaneses për Egnatian.

Në fraksionin e dytë, gabimi i Dejvi Bregut në zonë të rrezikshme ia bëri të lehtë sulmuesit Albanese për të shënuar edhe golin e dytë.

Në fundin e takimit, rrjeta e Qefaliaj shërbeu sa për statistikë. Pas kësaj fitoreje, Egnatia afrohet 1 pikë larg kreut, kurse dinamovitët mbeten në të njëjtën pozitë me Vllazninë, 6 pikë më pak se Elbasani lider.              

Dinamo 1 – 2 Egnatia (Qefalija 90'/Albanese 6', 58')

90+3' - Përfundon sfida Dinamo - Egnatia, fitojnë 2 - 1 kampionët në fuqi të Superiores.

90' - Qefalija ngushton shifrat në limitet e ndeshjes.

58' - Albanese gjen edhe golin e 2-të për Egnatian, gabim fatal në pasim nga Dejvi Bregu.

46' - Starton fraksioni i dytë i lojës.

45+1' - Mbyllet pjesa e parë.

42' -  Sulmuesi i Egnatias Soumaila Bakayoko i shkon shumë pranë golit me roveshatë.

22 - Dejvi Bregu "flirton" me golin, portieri Dajsinani në versionin "Neuer".

6' - Sulmuesi Albanese "tund" rrjetën e Dinamos, kryeson Egnatia.

1' - Shkelmohet topi i parë, nis dueli Dinamo - Egnatia.

Superiore: Java 16
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Teixeira, Dita, Neziri, Maliqi, Beqja, Qardaku, Nani, Guindo, Vila, Bregu.

Trajner: Ilir Daja.
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Poçi, Xhemajli, Fangaj, Ruçi, Aleksi, Fernando, Bakayoko, Albanese, Selmani.

Trajner: Edlir Tetova.

 

Poll

Lexo gjithashtu