Vllaznia ka fituar përballë Elbasanit ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 1-2 në favor të shkodranëve.
Si fillim ishte skuadra e Elbasanit shënoi me Qaqin në minutën e 35-të. Në këtë mënyrë, verdheblutë mbyllën në avantazh minimal 1-0 pjesën e parë të sfidës.
Me nisjen e pjesës së dytë, skuadra e Vllaznisë u bë më kërkuese. Baraspeshën e gjeti me Dodaj në minutën e 63-të. Ndërsa për golin e fitores mendoi Çoba, i cili realizimin e shoqëroi me festimin e futbollistit anglez, Cole Palmer.
Me këtë fitore, Vllaznia rinis luftën për kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 28 pikëve. Në krahun tjetër, Elbasani mbetet me 21 pikë në vendin e 5-të.
Elbasani 1 – 2 Vllaznia (Qaqi 35' / Dodaj 63', Çoba 81')
Superiore: Java 17
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Dorjan Maletaj
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Abalora, Qaqi, Lajthia, Hakaj, Musta, A. Kasa, Qose, Lila, Dros, Gjoni, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
VLLAZNIA: Qarri, Bajrami, Krymi, Sala, Jago, Deliu, Qato, Kahrimanoviç, Mala, Çoba, Balaj. Trajner: Tomas Brdariç.
LIVE:
81' GOL VLLAZNIA! Shënon Çoba.
63' GOL VLLAZNIA! Shënon Dodaj.
35' GOL ELBASANI! Shënon Qaqi.
29' Qose tenton përsëri, Qarri protagonist.
12' Qose pranë golit, Qarri reagon mjaft mirë.
1’ Në fushë vetëm për 3 pikët, nis sfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë.