Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar ditën e sotme në supersfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi me rezultatin 1-1.
Golin për Egnatian e shënoi Regi Lushkja që në minutën e parë të sfidës. Teksa për të rikthyer baraspeshën në këtë ndeshje, mendoi talenti nga Shkodra, Kevin Dodaj.
Me këtë barazim Egnatia merr vendin e parë i vetëm me 22 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Egnatia shkon në kuotën e 20 pikëve dhe ngjitet në vendin e 3-të.
Egnatia 1 – 1 Vllaznia (Lushkja 1' / Dodaj 56')
Superiore: Java 13
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Florian Lata
FORMACIONET ZYRTARE:
Egnatia: Dobjani, Veseli, Aleksi, Lushkja, Bakayoko, Malota, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj. Trajner: Edlir Tetova.
Vllaznia: Qarri, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Yago, Krymi, Sala, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.
LIVE:
56' GOL VLLAZNIA! Shënon Dodaj.
1' GOL EGNATIA! Shënon Regi Lushkja.
1’ Nis sfida në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia duan vetëm fitoren.