 
Dinamo 2 – 0 Partizani (Atanaskoski *ag* 54', Neziri 75')
Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0.
Autogoli i Atanaskoskit në minutën e 54-t dhe goli mjaft i bukur i Faton Nezirit në minutën e 75-të, i dhanë fitoren Dinamos. “Djemtë” e Ilir Dajës ishin më të saktë përgjatë 90 minutave.
Kështu, Dinamo shkon në vendin e 4-t me 17 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me vetëm 8 pikë pas 9 javësh kampionat, Partizani mban vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.
Kategoria Superiore: Java 9
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Olsion Yzeiraj
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Ferreira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Tiago, Dita, Lorran, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyci, Mehmeti, Skuka, Isgandarli, Kote, Preka, Marku, Garsia, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.
LIVE:
90+6' Mbyllet 2-0 sfida. 
75' GOL DINAMO! Shënon Neziri.
  
54' GOL DINAMO! Shënon autogol Atanaskoski.
  
45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
26' Partizani shënon me Garsia, por arbitri akordon faull në sulm.
  
16' Dinamo i afrohet golit me Vilën.
  
10' Tenton Bregu, por topi ndalet nga mbrojtja e kuqe.
  
 1’ Shkelmohet topi i parë në Elbasan, nis derbi mes Dinamos dhe Partizanit.
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       