Partizani ka barazuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arena e Demave”, përfundoi 1-1.
Golin për "demat" e shënoi Tedi Cara. Kapiteni i të kuqve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të të sfidës, duke dërguar topin poshtë këmbëve të portierit Tafas. Kujtojmë që ky është goli i parë për Carën në këtë sezon të Superiores.
Ndërsa golin e barazimit e realizoi Lloci në të 94-tën me një penallti.
Me këtë barazim Partizani i fal Vllaznisë vendin e parë, teksa barazohen me nga 21 pikë secila. Në krahun tjetër, Teuta shkon në kuotën e 16 pikëve dhe mbetet në vendin e 6-të.
Partizani 1 – 1 Teuta (Cara 9' / Lloci 94')
Superiore: Java 12
Stadiumi: “Arena e Demave”
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Domgjonaj, Hadroj, Ismaili, Taipi, Rrapaj, Cara, Zeka, Bintsuka. Trajner: Aleksandar Veselinoviç.
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kruja, A. Peposhi, Mingo, Beqja, Lloci, Toma, Nasr. Trajner: Edi Martini.
90+4' GOL TEUTA! Shënon Lloci.
9' GOL PARTIZANI! Shënon Tedi Cara.