
Ndeshja mes Bylisit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 9-të të Superiores është mbyllur me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në Ballsh, përfundoi 0-1 në favor të miqve.
Një ndeshje ku rastet ishin me pikatore, teksa goli i vetëm erdhi në minutën e 81’. Ishte sulmuesi i Skënderbeut Rashica, i cili i dha fitoren të tijëve me atë gol të shënuar nga hyrja e zonës.
Me këtë fitore Skënderbeu Shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e 9-të. Në krahun tjetër Bylis mbetet në fund të renditjes me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 9 javësh.
Bylis 0 - 1 Skënderbeu (Rashica 81')
Superiore: Java 9
Stadiumi: "Adush Muça"
Arbitër: Kreshnik Barjamaj
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Beqja, Carneiro, Mahmuti, Treni, Wendel, Ruçi, Kasaj, Berko, Përgjoni, Abazaj, Walisson. Trajner: Nevil Dede.
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Yuri, Rashica, Dwumfour, Doka, Balaj, Janaqi, Zenullari, Bismarck. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
LIVE:
81' GOL SKËNDERBEU! Shënon Rashica.
23' Bylis pranë golit.
1' 3 pikët detyrim për të dyja ekipet, nis sfida Bylis - Skënderbeu.