
VLLAZNIA – TEUTA 2-1 (Bajrami, Gruda/ Nasr)
Superiore: Java e 14
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Vllaznia ka fituar takimin e sotëm të Superiores kundër Teutës. Shkodranët kanë realizuar të parët falë Bajramit. Për të ishte goli i parë i sezonit dhe goli i parë për Vllazninë. Sulmi shkodran ka patur mjaft raste, ku më shumë veçohet ai i pjesës së dytë. Në një moment pasi i kuqebluve gjeti papërgatitur mbrojtjen blu, por një lojtar vendas nuk diti të çojë në portën bosh topin. Nasr mendoi për Edi Martinin.
Egjiptiani që është ‘ylli’ i ekipit bregdetar shënoi një ‘predhë’. Eurogoli la të shtangur të gjithë mbështetësit në ‘Loro Boriçi’ dhe i dha Teutës barazimin që u duk rezultati përfundimtar.
Por për 3 pikët mendoi Gruda. Mëngjarashi e dërgoi topin në rrjetë për Vllazninë pas më shumë se 1 viti pa realizuar.
Vllaznia mundi kështu 2-1 Teutën në Shkodër.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri; Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Bajrami, Mala, Dodaj, Qato, Jago, Stojanovic. Trajner: Tomas Brdaric
TEUTA: Tafas; Marku, Jazxhi, Beqja, Nasr, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Arifi. Trajner: Edi Martini
LIVE:
90+6'- Vllaznia fiton 2-1 kundër Teutës. Mbyllet sfida në Shkodër.
89'- Gruda i jep avantazhin Vllaznisë falë një të majte precize.
Goli i Grudës
80'- Sulmi shkodran shpërdoron rast goli të sigurtë.
Rasti i shkodranëve
75'- Preknicaj hidhet në lojë, duke u bërë sulmuesi kryesor i ekipit durrsak.
66'- Teuta barazon pas një korneri. Egjiptiani shënon 'predhë' të vërtetë.
Goli i Nasr për Teutën
63'- Dëmtohet Esat Mala pas një dyluftimi.
52'- Torraj rrezikon portën e Vllaznisë.
Rasti i Torrajt
45'- Torraj dhe Peposhi futen në vend të Boçit dhe Arifit tek skuadra e Edi Martinit.
45'- Fillon pjesa e dytë në 'Loro Boriçi'.
45+4'- Mbyllet pjesa e parë në Shkodër. Vllaznia para Teutës falë një goli në shtesë.
45+2'- Vllaznia kalon në avantazh. Bajrami shën golin e parë sezonal.
Goli i Vllaznisë
45'- Në Shkodër akordohen 4 minuta shtesë.
40'- Balaj ndëshkohet me të verdhë dhe irritohet me gjyqtarin.
39'- Nasr humbet një rast në zonën e shkodranëve, pas një pasimi të gabuar.
36'- Yago largon nga zona një top të rrezikshëm të Teutës.
34'- Kruja i Teutës bie në fushë i dëmtuar pas një përplasjeje.
7'- Pas rishikimit në VAR, Xhaja anulon penalltinë.
6'- Rasti po rishikohet në VAR.
5'- Portieri i Teutës rrëzon lojtarin e shkodranëve në zonë, penallti për Vllazninë.
1’- Nis gjithçka në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Teuta kërkojnë fitoren.
