Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Largimi i Itodos një humbje për ne”, Daja pas ndeshjes: Sigurisht që ishim më mirë sesa Bylisi

Shkruar nga NEWSPORT
“Largimi i Itodos një humbje për ne”, Daja pas ndeshjes:
Ilir Daja

Dinamo arriti të mposhtë Bylisin me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena” në javën e 29-të të Superiores. Trajneri i dinamovitëve Ilir Daja doli në konferencë për shtyp për mediat në përfundimin e takimit.

“Kam parë në një portal që thonte se Dinamo luan për ringjallje, ne aty kemi qenë. Është i rëndësishëm fakti se Ballshi na ka nxjerrë probleme në fazat e para, për meritë të tyre. E kemi filluar ndeshjen mirë dhe me gol, kemi shkuar edhe në golin e dytë, sigurisht që sot kemi qenë më mirë sesa Bylisi.

Kemi marrë gol në një goditje standarte dhe kemi reaguar. E mira e këtij ekipi është nëse bën një hap fals dhe rikthehet. Dëmtimi i Itodos është një humbje për potencialin e sulmit. Sot edhe Bregu shkoi në 10 gola, më bëhet qejfi që tani kemi tre sulmuesë me 10+ gola.

Vendosja e Zabërgjas si mesfushor, ishte zgjedhja e vetme që kishim, e dimë që ai është golashënues i ynë dhe duhet të jetë përpara portës. Ishte një zgjedhje e detyruar dhe e bëri shumë mirë. Me largimin e Itodos ne humbasim një forcë shumë të madhe.”, u shpreh Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga