
Nga Partizani ka shumë largime të lojtarëve kryesorë. Siç dihet Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj apo Tedi Cara. Largimi i elementëve kyç të skuadrës, bën që te të kuqtë të humbasin një pjesë kryesore të tyre, pavarësisht se financiarisht kanë mbushur “arkat”.
Por me largimin e kapitenëve, shiriti i kapitenit ka mbetur “jetik”. Stafi dhe drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë shiritin e kapitenit Marcelino Preka. Mbrojtësi është lojtari që mban veshur fanellën e të kuqve prej disa sezonesh.
Tashmë 21-vjeçari do të ketë përgjegjësinë të udhëheqë skuadrën drejt rezultateve pozitive dhe të bëjë liderin para shokëve. Kujtojmë gjithashtu se kontrata aktuale e Prekas me Partizanin është deri në qershor të vitit 2026.