Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Largim apo qëndrim? Te Egnatia vendosin për “fatet” e Fernandos

Shkruar nga NEWSPORT
Largim apo qëndrim? Te Egnatia vendosin për “fatet” e
Tetova - Fernando - Demrozi

Fernando Medeiros ka përfunduar në qendër të merkatos. Po përflitet shumë nëse braziliani do të largohet nga rrogozhinasit apo do të vazhdojë të jetë me kampionët.

Pas fitores së titullit nga Egnatia, Edlri Tetova deklaroi se Fernando është i larguari i parë nga ekipi, ndërs anga krahu tjetër Agim Demrozi ishte mjaft i habitur me këtë deklaratë, ndërsa u shpeh i bindur se braziliani do të mbetet në Rrogozhinë.

Tashmë dilemës së madhe për të ardhmen e tij, duket se i ka ardhur fundit. Kreu i rrogohzinasve ka gjetur gjuhën e përbashkët me 28-vjeçarin për qëndrimin e këtij të fundit te Egnatia. Kështu palët kanë arritue marrëveshjen dhe pritet që në ditët në vazhdim të firmosin edhe rinovimin.

Sigurisht me zgjtjen e kontratës mes tyre , braziliani pritet të ketë një rritje të ndeshje page. Tashmë rinovimi është çështje ditësh për Fernnadon, i cili do të mbetet pjesë e kampionëve edhe për sezonin e ri, teksa me Egnatian do të synojnë të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga