Trajneri i Vllaznisë Edi Martini është kthyer në qendër të vëmendjes më shumë për gjestin e paprecedentë ndaj Ilir Dajës, sesa fitorja ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në Superiore si Dinamo.
Ky detajë është komentuar gjatë e gjerë në sferën sportive në Shqipëri, madje edhe duke u kthyer në “kokë turku” nga analistë apo gazetarë. Martini ka bërë një reagim zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku i ka kërkuar falje të gjithëve, përveç Ilir Dajës. Ja reagimi i plotë:
“Tifoze shkodrane dhe jo vetem me lejoni qe me ane te ketij postimi du t’ju kerkoj ndjese per ate veprim te bere pas ndeshjes nga ana ime ,qe ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas nje ndeshje te veshtire qe donim me cdo kusht ta fitonim dhe e arritem me shume mund.
Sa per ato hienat qe dalin neper studio i them qe pervecse me motivoni mua dhe djemt e ekipit tim nuk na beni asgje tjeter sepse ne jemi VLLAZNIA.”
