
Egnatia
Superiorja do të rikthehet të luajë pas ndeshjeve të kombëtareve. Kampionët në fuqi të Egnatias do të presin të enjten në “Arena Egnatia” në orën 20:00 duke pritur ekipin e Vllaznisë për javën e 31-të.
Lajme të mira për trajnerin e rrogozhinasve Edlir Tetova pak para rinisjes së kampionatit. Edison Ndreca dhe Albano Aleksi janë rikuperuar dhe kanë kryer ditën e sotme stërvitjen me pjesën tjetër të grupit.
Dy faktorë shumë të mirë këto për Egnatian në vazhdimin e sezonit. Ndreca ka munguar në 4 ndeshjet e fundit, ndërsa Albano Aleksi mungon prej gjashtë javësh.
Poll