
Ekipi i Laçit
Laçi do të udhëtojë i plotë ndaj Elbasanit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 22-të të Superiores. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00.
Kjo pasi drjetuesit kanë vendosur të paguajnë për të shlyer dënimin e Melos. Kështu braziliani do të jetë i gatshëm për Francesco Morieron ndaj verdhebluve, duke marrë vendin e tij në formacion.
Ky është një lajm i mirë për italianin, i cili tashmë do të ketë të plotë ekipin për një nga sfidat më të rëndësishme në këtë sëzon. Në këtë mënyrë do të ketë edhe luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për të hedhur në fushën e lojës.
Poll