
Arlind Kurti
Largimi i Arlind Kurtit nga ekipi i Laçit duket gjithnë e më i afërt. Mbrojtësi 19-vjeçar i kombëtares së Shpresave duket pranë një kalimi në Itali në këtë merkato janari.
Për Kurtin është skuadra e Lecces që po insiston për të firmosur me të. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ekipi i Serie A po planifikon për t’i bërë një ofertë kurbinasve për shërbimet e 19-vjeçarit.
Pas shqiptarëve, Ylber Ramadani, Medon Berisha dhe Dario Dakës, Arlind Kurti duket se do të jetë djaloshi kuqezi i radhës që do të jetë pjesë e ekipit të Lecces.
Poll