
Sezoni i ri / Superiore
Ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 6-të të Superiore. Duele mjaft interesante pritet të luhen në aksin Laç – Durrës.
Në stadiumin e Laçit, Vora do të presë kampionët në fuqi të Egnatias për të matur forcat. Kjo sfidë do të nisë në orën 14:00.
Në krahun tjetër, duke nisur prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta pritëse, do të kërkojë 3 pikët përballë Bylisit të Mirel Josës.
Vlen të theksohet se Superiorja ka ndezur “motorët” e saj dhe ekipet po luftojnë çdo javë e më shumë.
Poll