Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi kërkon “hakmarrjen” ndaj Egnatias, por kurbinasit kanë kundër statistikat

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi kërkon “hakmarrjen” ndaj Egnatias, por kurbinasit
Egnatia-Laci, duel nga sezoni i kaluar

Laçi – Egnatia është një nga duelet e javës së 29-të të Superiores, takim që do të luhet në Kurbin ditën e martë, ora 13:00. Kurbinasit prej 3 ndeshjesh nuk ia dalin të sigurojnë fitoren në kampionat dhe ndaj rrogozhinasve në shtëpi nuk iu tolerohen më hapat fals.

Një ndeshje mjaft e luftuar pritet mes 2 ekipeve. Për kurbinasit pavarëisht se luajnë në shtëpi nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi kanë kundër statistikat.

Në 10 duelet direkte mes tyre vetëm në 1 rast bardhezinjtë ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët. Kjo fitore ka ardhur saktësisht në ndeshjen e fazës së 2-të të Superiores në këtë sezon. Ndërkohë nga krahu tjetër Egnatia ka arritur të dalë fituese në 7 sfida, teksa vetëm 2 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga