
Laçi-Vllaznia
Laçi ka bërë surprizën ditën e sotme në miqësoren ndaj Vllaznisë, duke i mposhtur këta të fundit në Kurbin me rezultatin 2-1. Golat e Cena në 59’ dhe Dabo 72’ ishin vendimtar në këtë sukses.
Edhe pse klubi kurbinas ndodhet në një situatë “tranzicioni”, aty ku largimet kanë qenë në masë pas rënies nga Superiorja, sërish ata ia kanë dalë të “thyejnë” ekipin shkodranë.
Vllaznia pas eliminimit dramatik kundër Vikingur Reykjavik në Conference League është “zhytur” në një “errësirë” të pakuptimtë, e diktuar nga loja jo bindëse dhe munges konkretizimesh para porte.
Poll