Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kur ka dalë kampion Ilir Daja, Edi Martini kapte topat pas porte”, Artan Hoxha i “pamëshirshëm” ndaj trajnerit të Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur ka dalë kampion Ilir Daja, Edi Martini kapte topat pas
Edi Martini, Artan Hoxha dhe Ilir Daja

Gazetari i mirënjohur në vendin tonë Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Mega Sport” A2CNN deklaratat “thumbuese” mes trajnerëve Edi Martini dhe Ilir Daja. Ai ka përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë kundër “timonierit” të Vllaznisë, sikurse disi “therëse”:

“Nëse ti kërkon të jesh model (Edi Martini) nuk mund ti bësh ato gjeste. Nuk mund të fillosh ti një javë para se te luhet ndeshja se ata po ankohen për arbitrat. Në kampionatin shqiptar këtë sezon janë dhënë 19 penallti, 5 i ke marrë ti (Vllaznia). Atëherë si del ti tani dhe thua: ‘Ia lë fajin të tjerëve?’.

Pra, që të marrësh përsipër gjithë këtë situatë, ta agravosh, nga futbolli i luajtur te vetja jote, duhet të jesh dikushi more zotëri.

Dhe kur del ti (Martini) dhe i thua atij tjetrit që ke përballë (Ilir Dajës) që është më i sukseshmi në vend, ‘që ti s’ke lujtur ndonjëherë futboll’. Kur ka dalë kampion Ilir Daja me Demollarin, Ed Abazin, Foto Strakoshën, ai (Martini) kapte topat pas porte”.   

Poll

Lexo gjithashtu