Orges Shehi ishte një ndër transferimet më të bujshme përsa i përket trajnerëve në futbollin shqiptar. Pasi u shkarkua nga Tirana, durrsaku preferoi të ishte në krye të Partizanit.
Përgjegjësi e madhe ku objektiv ishin si Kupa e Shqipërisë dhe mbrojtja e titullit kampion. Kupa rezultoi tërësisht dështim, pasi të kuqtë u eleminuan nga Kukësi.
Në anën tjetër titulli kampion ishte mjaft pranë, ndërsa finalja u humb 1-0 kundër Egnatias. Shehi po provohet për herë të parë dhe në Europë nga Partizani.
Turi i parë në Conference League u kalua me vështirësi, ndërsa objektiv përflitet të jetë vendosur arritja e turit të tretë. Humbja 2-0 ndaj Iberias ka trazuar çdo gjë.
Kështu sfida e kthimit në “Elbasan Arena”, më 1 gusht ora 20:00 pritet me mjaft interes. Në rast se Partizani eleminohet, atëherë nuk mund të flitet për sukses me Shehin te "demat".