
Kukësi është zyrtarisht nga dita e sotme me pronar të ri. Atilio Biba është president i klubit verilindor, ndërsa ka përzgjedhur dhe stafin e ri drejtues. Kështu drejtor sportiv është Nikita Kornejevs dhe drejtor teknik Renato Arapi.
Klubi përmes rrjeteve sociale ka përcjellë këto ndryshime. Sigurisht që nuk mund të mungonte një falenderim për ish-presidentët Safet Gjici dhe Lavdrim Gjici. Në anën tjetër njoftimi mbyllet me një "garanci" për tifozët, që tregon se Kukësi do rikthehet shumë shpejt ku i takon.
Njoftimi i Kukësit:
"NEW ERA, SAME OBJECTIVES
Futboll Klub Kukësi njofton se ka ndryshuar kryesia dhe stafi administrativ i klubit! Duke falënderuar ish-presidentët Safet Gjici dhe Lavdrim Gjici, FK Kukësi njofton se Atilio Biba do të jetë presidenti i ri i klubit.
Në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e sotme në stadiumin "Air Albania", janë prezantuar edhe drejtuesit e ri, ku roli i Drejtorit Sportiv, do të mbulohet nga Nikita Kornejevs, ndërsa roli i Drejtorit Teknik do të mbulohet nga Renato Arapi!
Futboll Klub Kukësi i uron suksese stafit të ri administrativ dhe garanton tifozët se FK Kukësi do të rikthehet shumë shpejt aty ku i takon! Forca Kukësi!"
