Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kukësi për të respektuar garën, Erzeni ka “trenin” e fundit për mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi për të respektuar garën, Erzeni ka
Kukësi - Erzeni

Erzeni dhe Kukësi është një nga sfidat e javës së 34-të të Superioes, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00. Një sfidë shumë e rëndësishme për  shijakasit, të cilët ndaj verilindorëve kanë “trenin” e fundit për mbijetesën.

Siç dihet tashmë Kukësi ka “larë” duart me Superioren dhe sezonin e ardhshëm verilindorët do të luajnë në Kategorinë e Parë. Ndërkohë nga ana tjetër janë në finale të Kupës së Shqipërisë, ku kanë përqendruar të gjithë vëmendjen.

Në këto kushte skuadra e Bledar Devollit do të zbresë në fushën e lojës ditën e premte thjeshtë për të respektuar garën, ndërsa nga krahu tjetër shijakasit do të luajnë “all-in” për të marrë 3 pikët dhe për të shpresuar tek humbja e Laçit në mënyrë që të mbajnë gjallë deri në fund shpresat për zonën “Play-Out”.

Deliallisi do të bëjë maksimumin për fitoren, pasi në të kundërt do të shoqëronin Kukësin në Kategorinë e Parë. Aktualisht shijakasit kanë 31 pikë, 8 më pak se Laçi i vendit të 8-të, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje drejt fundit të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga