Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kryesojnë me 3 pikë më shumë se rivalët, Egnatia në “ndjekje” të 100 milionë lekëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kryesojnë me 3 pikë më shumë se rivalët, Egnatia
Egnatia

Egnatia është kampionia në fuqi e Superiores, me rrogozhinasit që në këtë sezon janë sërish një nga ekipet pretendentë për të triumfuar sërish. Skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova pjesën më të madhe të këtij sezonbi ka kryesuar, teksa aktualisht kanë 3 pikë më shumë se rivali më i afërt i tyre në klasifikim që është Dinamo.

Edhe 6 javë kanë ngelur nga fundi i kampionatit të rregullt në këtë sezon dhe tashmë rrogozhinasit do të kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve për të përfunduar sërish sezonin në vendin e parë. Kjo pasi kampionët aktualë dëshirojnë edhe të mbushin arkat.

Skuadrën që përfundon në vendin e parë në klasifikim pas 36 javëve kampionat FSHF-ja  i shpërblen me 100 milionë lekë. Një shumë e konsiderueshme, që Egnatia tashmë i është vënë në “ndjekje” të saj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga