Roberto Bordin mbylli aventurën e tij te Tirana ditën e djeshme. Klubi bardheblu njofti largimin e tij pas rezultateve negative në kampionat.
Një amrrëdhënie e cila nuk shkoi siç dihet, teksa tashmë janë mësuar edhe prapaskenat që çuan deri në largimin e italianit. Nga sa mësohet gjithçka ka nisur pas duelit me Teutën, për të vazhduar me sfidën me Vllazninë dhe klumi u arrit ndaj Elbasanit.
Bordin pas mbledhjeve ku diskutohej me ekipin për problemet në fushën e lojës, ka patur kritika të ashpra për kapitenin, Dembele. Këtij të fundit mësohet se i kishte kërkuar më shumë përgjegjësi dhe të jepte shembull edhe për të tjerët.
Kritika këto që acaruan edhe futbollistët e tjerë të cilët reaguan dhe treguan pakënaqësitë e tyre ndaj Bordin. Situatë të cilën klubi pas diskutimeve vendosi ta zgjidhi në këtë mënyrë, me largimin e timonierit.
