Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korçarët të “brishtë”, Skënderbeu “rrëshket” në 5 javët e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Korçarët të “brishtë”, Skënderbeu
Skenderbeu

Skënderbeu sezonin e kaluar u rendit në “top-4”, teksa këtë sezon u mendua se do të ishte sërish një “kockë” e fortë për të githë rivalët. Por 5 javët e fundit në Superiore kanë treguar se korçarët janë një ekip mjaft i “brishtë”.

Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ka pësuar 4 humbje dhe ka fituar vetëm 1 takim. Korçareët janë mposhtur nga Teuta, Dinamo, Tirana dhe Egnatia, ndërsa kanë marrë fitore kundër Laçit. 3 pikë janë pak për një ekip që kërkon të jetë pjesë e “top-4”.

Këto rezultatete kanë bërë që Skënderbeu të zbresë shumë në klasifikim, ndërsa tashmë e shikon vetën pjesë të zonës “Play-Out”. Aktualisht ndodhen në vendin e 8-të me 7 pikë pas 8 javësh kampionat.

Në Korçë kërkojnë që skuadra të reagojë dhe të bëjë kritikën dhe pauza e Kombëtares mund t’iu shërbejë për mirë, që ekipi të arrijë të dalë nga “kriza” që në sfidën kundër Bylisit, takim që do të luhet në “Adush Muça” më 19 tetor dhe është i vlefshme për javën e 9-të të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga