
Marco Alia
Marco Alia ishte një nga titullarët e padiskutueshëm te Skënderbeu në këtë sezon. Gardiani i portës është një nga më të kërkuarin në këtë merkato.
Saktësisht për të ka interesime nga Azerbajxhani . Turan Tovuz është skuadra që synon tranferimin e 25-vjeçarit.
Palët mes tyre kanë nisur bisedimet. Gjithashtu janë mësuar edhe detajet e kontratës mes tyre, me palët që pritet të firmosin për 2 vite.
Në sezonin e parë, Alia pritet të përfitojë 80 mijë euro, ndërsa në sezonin e dytë kjo shifër mund të rritet në 100 mijë euro.
Nëse kjo marrëveshje konkretizohet, atëherë për Alia do të ishte aventura e parë në Azerbajxhan, teksa në karrierën e tij ka luajtur në Itali dhe së fundmi në Superiore.