Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Komoditet kemi, por nuk mund të zgjasë”, Tetova: Tirana është në një moment jo të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Komoditet kemi, por nuk mund të zgjasë”, Tetova: Tirana
Edlir Tetova

Egnatia pret ditën e nesërme Tiranën në Rrogozhinë në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për ekipin, trajneri Edlir Tetova ka dalë në konferencë për shtyp përpara sfidës me bardheblutë.

“Koha e shkurtër. Kështu kanë qenë ndeshjet të ngjeshura, dëmtimet janë po ato. Malota, Ndreca dhe Aleksi, i shtohet dhe Dylis me kartona. Janë këto katër mungesa për nesër.

Tirana është në një moment jo të mirë. Fokusi im kryesor është tek ekipi im, çfarë duhet të bëjmë ne në fushën e lojës.

Nuk besoj se ekipi po has vështirësi. Luhatjet e mungesave, kemi pasur shumë në 3 ndeshjet e fundit. Është humbje, por megjithatë mendojmë se do gjejmë ritmin e duhur.

Këtë sezon nuk kemi qenë shumë herë në disavantazh, në momentet e vitit të kaluar e kemi kthyer rezultatin. Me Laçin e barazuam shpejt, forcat që ishin nga stoli nuk ishin të shumta. Qëndruam brenda atij ritmi për barazimin.

Është shpejt, komoditet kemi, por nuk është që mund të zgjasë. Një ndeshje është, mendoj që deri në fund do të ketë rokada.

Grupin nuk e kam të plotë akoma, mendoj edhe me kontigjentin që kemi aktualisht, rikuperimet do të jenë në kohë, do të jenë shtysë e madhe për kreun, për të hyrë si triumfues apo si mbrojtës i atij trofeu në Final Four”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga