Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kombëtarja i merr skenën Superiores, zbulohen duelet e javës së 4-të të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja i merr skenën Superiores, zbulohen duelet e javës
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore

Mbrëmjen e djeshme u mbyll java e 3-të e Superiores. Këtë javë Partizani, Skënderbeu dhe Dinamo ia dolën të koleksionojnë 3 pikët, ndërkohë në barazim u ndalën Egnatia me Tiranën dhe Laçi me Bylisin.

Tashmë Superiorja i ka lënë skenën ndeshjeve të Kombëtares. Më 7 shtator kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës, ndërsa 3 ditë më pas do të presin në “Air Albania” ekipin e Gjeorgjisë.

Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kampionati është në pauzë dhe ndeshjet e javës së 4-të të tij do të luhen më 11 shtator. Përballje mjaft interesante janë në program, ku spikat dueli mes Partizanit dhe Dinamos, takim që do të luhet në “Arenën e Demave”.

Interesant është edhe dueli mes Skënderbeut dhe Teutës, njëjtë edhe Vllaznia – Egnatia. Dy takimet e tjera të kësaj jave do të jenë edhe Elbasani –Laçi dhe Bylis – Tirana.

Kombëtarja i merr skenën Superiores, zbulohen duelet e javës
Ndeshjet e javes se 4-te te Superiores

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga