Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kombëtarja i lë “stafetën” Superiores, nesër dhe pasnesër ekipet zbresin në fushë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja i lë “stafetën” Superiores, nesër dhe
Kategoria Superiore

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”, Kuqezinjtë triumfuan 3-0 dhe menjëherë pas këtij suksesi vëmendja kthehet te Superiorja.

Ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 31-të të kampionatit. Duele këto që do të luhen ditën e nesërme dhe pasnesër. Saktësisht të mërkurën dhe të enjten.

Kështu ditën e nesërme do të zhvillohen 2 takime. Gjithçka do të ngre siparin me duelin mes Laçi – Elbasani në orën 15:00. Ndërkohë në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare” do të sfidohen Tirana – Bylisi.

Nga ana tjetër 3 përballjet e tjera do të luhen ditën e enjte. Në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Dinamo – Partizani dhe Teuta – Skënderbeu. Dhe përballja e fundit e kësaj jave do të jetë mes Egnatias dhe Vllaznisë në orën 20:00 në “Egnatia Arena”.

Kombëtarja i lë “stafetën” Superiores, nesër dhe
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga