Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kombëtarja i kalon “topin” Superiores, në fundjavë ekipet përplasin “brirët” (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja i kalon “topin” Superiores, në fundjavë
Sezoni i ri / Superiore

Kombëtarja ia doli të siguronte një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë ndaj Letonisë, ku kuqezinjtë fituan 1-0 me gol të Kristjan Asllanit. Një triumf, i cili mbna gjallë shpresat për një kualifikim për në Kupën e Botës.

Por tashmë pas ndeshjeve të Kombëtares “topi” kalon në fushën e Superiores. Në fundjavë ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 3-të të kampionatit.

Kështu spektakli do të nis të shtunën, ku do të luhen 3 sfida. Në orën 16:00 do të luhet paralelisht në Ballsh dhe Tiranë. Në “Adush Muça” sfidohen mes tyre Bylis dhe Egnatia, ndërsa në kryeqytet do të përballen Tirana dhe Flamurtari. Stadiumi për këtë sfidë pritet të konfirmohet së shpejti.

Ndërkohë në prën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Shkodër. Në “Loro Boriçi” do të luftojnë për fitoren Vllaznia dhe Partizani.

Të dielën do të zhvillohen 2 ndeshjet e tjera. Takime që do të luhet në të njëjtën orën, 19:00. Në “Elbasan Arena” do të luhet Elbasani – Dinamo, ndërsa në “Niko Dovana” përballen Teuta – Vora.

Kombëtarja i kalon “topin” Superiores, në fundjavë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu