Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kokë më kokë” për vendin e 4-të, Dinamo është “macja e zezë” e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Kokë më kokë” për vendin e 4-të, Dinamo
Dinamo - Partizani

Dinamo pas një ndeshjeje derbi në mesjavë për llogatitë e Kupës së Shqipërisë, do të luajë sot një derbi tjetër, këtë herë në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. Duel ky që është parashikuar të zhvillohet në “Air Albania”.

Ekipet e kryeqytetit do të sfidohen duke nisur që nga 19:00. Një duel “kokë më kokë”, që aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh, nga 39.

Kështu do të jetë një arsye më shumë për të luftuar deri në sekondat e fundit për fitoren dhe pritet që Ilir Daja të jetë “all-in” në fushë për fitoren dhe për të lënë prapa rivalin e tyre kryesorë për një vend në “Final – Four”.

Ndërkohë nëse i hedhim një sy statistikave të kësaj sfide, vëmë re se Dinamo është superiore ndaj Partizanit. Kjo pasi në 2 përballjet e këtij sezoni, ekipi i Ilir Dajës ka triumfuar në të dyja rastet, duke iu “rrëmbyer” të kuqve plot 6 pikë. Të njëjtën gjë do të tentojnë ta bëjnë edhe në përballjen e ditës së sotme, e cila do të vlente më shumë se 3 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu