Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kokë më kokë” për titullin, Orges Shehi lë pas Edlir Tetovën

Shkruar nga NEWSPORT
“Kokë më kokë” për titullin, Orges Shehi lë
Edlir Tetova - Orges Shehi

Partizani-Egnatia nuk do të jetë një ndeshje që do të luhet vetëm nga futbollistët në fushën e lojës. Kjo supersfidë do të ketë konkurrencë edhe në pankina. Orges Shehi përballet me Edlir Tetovën për titullin kampion.

Një dyshe simpatike në ditët e stome, pasi janë dy tjanerët më të suksesshëm, të paktën deri më tani. Por për Shehin dhe Tetovën nuk është hera e parë që takohen së bashku. Dyshja kanë patur një të shkuar së bashku, teksa kanë qenë pjesë e Teutës si futbollistë, më pas te Skënderbeu ku Shehi nisi karrierën si futbollistë dhe Tetova si ndihmës i tij.

U ribashkuan sërish te Tirana në vitin 2021, ku Shehi si trajner dhe Tetova si ndihmës. Tashmë rrugët e tyre janë ndarë prej 3 vitesh, ndërsa janë ribashkuar vetëm si kundërshtarë.

Në 6 duelet mes tyre, timonieri i Partizanit ia ka dalë të triumfojë në 3 raste, ndërsa trajneri rrogozhinasve ka dalë fitimtar në 2 sfida. Ndërkohë mes tyre ka vetëm 1 barazim. Kujtojmë se finalja e titullit kampion do të luhet ditën e nesërme në "Air Albania" në orën 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga