
Skënderbeu – Laçi është sfida e radhës që do të luhet në orën 17:00. Përballje që luhet për llogaritë e javës së 24-të dhe zhvillohet në Korçë.
Një sfidë direkte mes skuadrave për mbijetesë. Si kurbinasit ashtu edhe korçarët vijnë në këtë përballje pas rezultateve pozitive në 2 javët e fundit dhe sfida e sotme premton të jetë mjaft e lutuar.
Francesco Moriero dhe Ernest Gjoka nuk dëshirojnë aspak hapa fals dhe në fushë do të jenë “all-in” vetëm për 3 pikët. Të dy timonierët kanë vendosur për formacionet zyrtare me të cilët do të sfidohen në sfidën e sotme.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Rashica, Dumfur, Estrela, Balaj, Frenklin, Shaqe, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Molla, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Kristian. Trajner: Françesko Moriero