Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi i Laçit shpall NON GRATA arbitrin e Superiores dhe PUBLIKON pamjet: Stop teatrit dhe estradës, ku e gjejnë guximin të tallen me ne?

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Laçit shpall NON GRATA arbitrin e Superiores dhe PUBLIKON pamjet:
Ilustrim / Klubi i Laçit dhe momenti i penalltisë

Laçi është mposhtur ditën e sotme përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0 në favor të dinamovitëve.

Ndërkohë që tek klubi i Laçit hedhin akuza mbi arbitrimit dhe gjyqtarin që vendosi drejtësi në këtë ndeshje, Ermis Çelajn. Tek Laçi bazohen tek penalltia që u dha në favor të Dinamos, 11-metërsh i cili solli golin e dytë për “Nëndetësën”.

Klubi bardhezi ka publikuar pamjen e momentit që është akorduar penalltia dhe sulmon haptazi arbitrin Ermis Çelaj. Në reagimin e Laçit thuhet se askush nuk guxon të tallet me fanellën bardhe dhe bën thirrje që të ndalin teatrin dhe estratën, ku sipas tyre po i bën dëm gjithë atyre ekipeve që luajnë pastër.

Reagimi i klubit të Laçit:

Pas Andi Koçit dhe Enea Jorgjit, Sokol Jareci ia lë radhën Ermis Çelajt për të bërë çudinë e radhës në dëm të ekipit të Laçit. Rastet ku arbitrat bëhen protagonistë për keq në ndeshjet tona nuk kanë fund. Është e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme se si dhe ku e gjejnë guximin të tallen në këtë formë me fanellën bardhezi.

NON GRATA duke filluar nga Sokol Jareci, kryekomandanti i arbitrimit, e duke vijuar me “xholat” e tij, Ermis Çelaj, Andi Koçi, Enea Jorgji…

Stop teatrit dhe estradës në dëm të atyre që luajnë pastër dhe derdhin djersë për futbollin shqiptar!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga