
Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi
Dinamo është duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit me Jagiellonian në Play Off-in e Conference League. Skuadra dinamovite kërkon të përmbysë rezultatin 3-0 që u mposht në Poloni.
Por vemëndja e kryeqytetasve sot shkon tek presidenti Adrian Bardhi. Numri 1 i Dinamos sot feston ditëlindjen e tij dhe mbush 55 vjeç.
“Presidenti i Dinamo City, z.Adrian Bardhi, feston sot ditëlindjen. Familja e madhe dinamovite e uron edhe 100 vite të tjera dhe sa më shumë suksese në krye të klubit blu!
Gëzuar ditëlindjen president!”, uron Dinamo presidentin.
Poll