Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klodian Duro kritikon ashpër qasjen e Partizanit në derbi: Lojtarët sikur ishin futur me zor në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Klodian Duro kritikon ashpër qasjen e Partizanit në derbi:
Klodian Duro

Klodian Duro ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’ në RTSH dhe aty ka folur për derbin e zhvilluar ditën e djeshme.

Duro e njeh mjaft mirë atë ndjesi, pasi kujtojmë ka mbajtur veshur fanelën e kuqe dhe bardheblu. Ai ka lujtuar  tek Partizani, edhe pse ka qenë një periudhë relativisht e shkurtër. Ish-futbollisti i është përgjigjur replikave të Presidentit Demi dhe ka vërejtur një mosinteresim nga lojtarët e kuq në pjesën e parë.

Në fakt edhe vetë Veselinovic e pohoi dje që pjesën e dytë ishte dominim nga Partizani, ndërsa në të parën gjërat nuk shkuan siç duhet dhe lojtarët e Partizanit ndoqën tjera plane nga taktikat e teknikut.

“Më bëhet qejfi që na ndjekin teksa flasim për derbin. Unë kam luajtur në një ndeshje të tillë dhe e di si ndihesh në fushë.

Kam patur mundësinë të luaj për Partizanin edhe pse për pak kohë në fakt. I kam provuar të dya anët në një derbi. Pjesa e parë nuk më pëlqeu në tërësi.

Lojtarët e Partizanit ishin të vakët. Dukej sikur ata ishin marrë e ishin futur me zor në fushë. Nuk ishte një paraqitje për derbi. Në pjesën e dytë u ngrit niveli dhe disa gjëra u korrigjuan.”, u shpreh Klod Duro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga