Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"E dominuam Tiranën në pjesën e dytë", tekniku Veselinovic respekton Maganin: Ka bërë një punë të shkëlqyer

Shkruar nga NEWSPORT
"E dominuam Tiranën në pjesën e dytë", tekniku
Trajneri i Partizanit pas derbit

Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic ka folur pas derbit të zhvilluar sot në Tiranë. Takimi i shumpritur i Superiores u mbyll në paqe 0-0 vetëm falë penalltisë së humbur në minutat e fundit nga bardheblutë, ku ‘hero’ ishte Pano Qirko.

“Dua të uroj të gjithë që kanë qenë në këtë festë të futbollit. Ndjenjat i kam pak të përziera. Mirënjohje kolegut që punon mirë dhe Tiranës. Duhen përgëzuar tifozët për përkrahjen.

Jam pak i nxehur pas ndeshjes. Pjesa e parë ishte 50-50. Nuk jam i kënaqur me fazën ofensive kur kishim topin. Kërkuam disa hapësira që as nuk i kemi praktikuar në stërvitje. I lamë Tiranës mundësi kundërsulmi.

Me respekt për Tiranën, por pjesën e dytë e dominuam ne. Rrapaj me Carën patën 2 situata. Bintsuka goditi shtyllën. Domgjoni rrezikoi nga korneri. Tirana mund t’a kishte fituar takimin në fund. Mendoj se me ato që prodhuam nuk meritonim të humbisnim.

Trajner në botë nuk ka që ska humbur. Nuk e kam problem të humbas. S’kam presion në atë pjesë. Hadroj luan pjesë të plotë, pas 2 muajsh. Cara është jashtë ritmit pas 3 javësh. Mehmeti, shkaku i lëndimit është komplet jashtë. Me daljen e Kotes duhej bërë një ndërrim i detyrueshëm. Taipi dhe Kote nuk kanq karakteristika të njëjta. Si koleg e di fatin e trajnerit. Pas 24 vitesh nuk befasohem nga largimet.

Në momentet që kam ardhur tek Partizani është shitur Maguete. Menaxherët e klubit të pyetën pse do të largohen Rrapaj dhe Hadroj. Të dy kanë super cilësi. Do të presim e do të shohim se çfarë do të ndodh. I përgëzoj lojtarët për ndeshjen. Kolegun tim Maganin e përgëzoj sespe ishte shumë korrekt.”, u shpreh Veselinovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga