Vllaznia - Tirana
Vllaznia – Tirana është supersfida e ditës së sotme në Superiore. Klasikja e Shqipërisë do të luhet në “Loro Boriçi”, në orën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe emocionuese, teksa sfidohen për herë të parë në këtë sezon. Mes shumë dilemave, Roberto Bordin dhe Edi Martini kanë vendosur se cilët futbollistë do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Maurice, Gurishta, Krymi, Kastrati, Sala, Balaj, Kallaku, Bajrami, Mala, Silva Mesquita, Gjini. Trajner: Edi Martini
TIRANA: Tafas,Vera,Dembele,Lleshi,Soler,Fernandez,Haxhiu,Zhunior,Falaje,Tabeku. Trajner: Roberto Bordin
Poll
