
Esin Hakaj
Vllaznia do të luajë përballë Tiranës ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 16:00.
Në prag të kësaj sfide ka folur një nga lojtarët kryesorë që mungon në radhët e shkodranëve, mbrojtësi i krahut të majtë, Esin Hakaj.
“Kam patur një kontraktim poshtë pulpës, gati në tërheqje. Kjo është arsyeja që jam jashtë ekipit. Sot është një ndeshje e rëndësishme, Klasike. Por Vllaznia gjithmonë futet për fitore dhe do të japin më të mirën dhe do të dalim nga fusha me rezultat pozitiv”, është shprehur Esin Hakaj.
Poll