Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel për të luajtur supersfidën e javës së 15-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 19:00.
Një derbi që pritet të jetë mjaft interesant me spektaklin sin ë fushë dhe tribuna. Megjithatë, në këtë derbi, ndryshe nga ato të vjetshim, Partizani duhet të bëjë pa yllin e mesfushës.
Maguette Gueye nuk është më pjesë e të kuqve, një lojtar klasi që u shit në Spanjë. Sezonin e kaluar mesfushori ishte pikë kyçe për “Demat”, madje kishte “pre” të preferuar Tiranën.
Ai i shënoi 3 herë bardhebluve në sezonin e kaluar, madje në një nga derbit shënoi dopietë duke i dhënë fitoren Partizanit. Tashmë, “Demat” duhet t’ja besojnë golat repartit të sulmit që këtë sezon po bën mirë.