Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Kishim ardhur për fitore", Martini pas barazimit me Tiranën: Ne ishim më lart, djemtë janë të mërzitur

Shkruar nga NEWSPORT
"Kishim ardhur për fitore", Martini pas barazimit me
Edi Martini

Tirana dhe Teuta kanë barazuar në sfidën përmbyllëse të javës së 17-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi në barazim pa gola, 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Unë mendoj se ishim më mirë se Tirana, sidomos në pjesën e parë. Më pas bëmë pak tërheqje mbrapa edhe për meritë të kundërshtarit, duke na prishur linjat. Edhe Prenga na nxorri shumë punë të themi të drejtën. Ne u kundërpërgjigjëm kishim mundësitë tona për të shënuar.

Kishim ardhur në Tiranë për ta fituar ndeshjen. Megjithatë, tek e fundit një pikë me Tiranën në Tiranë vlen edhe pse gjendja e kundërshtarit nuk është shumë e mirë. Mund ta quaj rezultat pozitiv, pasi morali i ekipit duhet të rritet. Djemtë ishin të mërzitur pasi kishin mundësi dhe mund ta fitonin ndeshjen.

Më vjen inat pasi në pjesën e parë kishim shumë hapësira dhe duke dërguar Boci e Krujën në sulm kishim epërsi numerike. Torre bëri një ndeshje mjaft të mirë, është një lojtar që gjuajtjet, asistet dhe golat janë arma e tij e fortë edhe pse nuk ia doli sot.

Si Beqja dhe Lloci kanë qenë shumë prezent në portën kundërshtare. Megjithatë u frenuan dhe nuk u futën përpara me dy mesfushorët e qendrës. Kisha mbrojtësit e krahëve që kërkova të shkonin më përpara, madje në dy raste erdhën me vonesë në aksion.

Zëvendësimi i Krujës? Në anën ofensive paçka se unë kërkoja presing lart, Kruja u kthye shumë mbrapa. Ai ka më shumë minuta se të gjithë dhe gjendja fizike e tij nuk ishte më e mira ndoshta. Edhe Jazxhi edhe Kruja u futën shumë afër Prengës dhe i lëshuam terren Përgjonit. Futa lojtar tjetër për të presuar më lart”, është shprehur Martini pas barazimit me Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga