Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkon t'i ndryshojë “marshin” ekipit, Ilir Daja i fut "frikën" Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon t'i ndryshojë “marshin” ekipit, Ilir Daja i
Ilir Daja

Në orën 16:00 do të nis edhe ndeshja e shumëpritur mes Tiranës dhe Dinamos, e cila do luhet në “Selman Stermasi”. Fakti që të dyja ekipet vijnë në një moment aspak të mirë, i shton “urinë” për të marrë rezultate pozitive.

Trajneri i “Bluve”, Ilri Daja do të drejtojë ndeshjen e 50-të në “timonin” e Dinamos dhe këtë arritje kërkon të “kurorëzojë” me fitore.

Në 49 takime, ai grumbullon 20 fitore, 16 barazime dhe 13 humbje në të gjitha kompeticionet. Kundër Tiranës si dinamovitë, 58-vjeçari është sfiduar në 4 raste, e përkthyer me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Daja do kërkojë të ruaj bilancin edhe sot.          

Poll

Lexo gjithashtu