Erzeni do të përballet me Kukësin, në kuadër të javës së 34-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet këtë të shtunë, do të startojë në orën 16:00.
Kukësi ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, ndërsa Erzeni shpreson ende te mrekullitë. Shijakasit renditet në vendin e 9-të me 31 pikë, 8 më pak se Laçi në zonën “Play Out”.
Pra, ndaj verilindorëve, Erzeni kërkon me doemoes fitoren. Jo vetëm rënia një kategori më poshtë, por një tjetër ‘makth’ për Bledar Devollin është edhe ekipi i Erzenit. Tekniku nga Gjirokastra, nuk njeh asnjë fitore përballë Erzenit, por vetëm 3 humbje.
Këto mbeten thjeshtë statistika, por me Kukësin pa pritshmëri dhe objektiva në kampionat, dhe me një Erzen që do të luftojë shumë, pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.