Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkojnë rezultat pozitiv në transfertë, Partizani udhëton 2 ditë para në Gjeorgji

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë rezultat pozitiv në transfertë, Partizani
Partizani

Partizani do të sfidojë ditën e enjte Iberia 1999, takim i vlefshëm për turin e dytë të Conference League. Një duel ky që do të startojë në orën 18:00 dhe që luhet në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium” në Tbilisi.

Të kuqtë kërkojnë një rezultat pozitiv në transfertë dhe për këtë Orges Shehi nuk dëshiron hapa fals dhe nuk do i lejojë asgjë rastësisë. Ekipi pasditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet në kryeqytet.

Në këto kushte skuadra do të udhëtojë ditën e sotme ndaj Gjoergjisë me charter. Lojtarët dhe stafi do të bëjnë një ndalesë në aeroportin e Stambollit, përpara se të fluturojnë drejt destinacionit final, Tbilisi. Kjo pasi stafi dhe drejtuesit dëshirojnë të ambientohen me Tbilisin dhe me klimën atje në mënyrë që lojtarët të jenë sa më shumë gati.

Pas mbërritjes në Gjeorgji, ekipi do të zbresë vetmë pasdite në fushë për të zhvilluar një senacë stërvitore, ndërsa ditët e tjera do të vazhdojnë normalisht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga