Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkesa e Ilir Dajës ndaj presidentit Demi, “këmbana e alarmit” që po fundos sot të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkesa e Ilir Dajës ndaj presidentit Demi, “këmbana e
Fotomontazh/ Ilir Daja, Gaz Demi, Aleksandar Veselinovic

Fusha me bar sintetik në stadiumin e Partizanit, "Arena e Demave", duket se vazhdon të jetë problem për dëmtimet. Pikërisht për t’iu ruajtur kësaj, ish-trajneri Ilir Daja pati kërkuar një fushë me bar natyral, por që mbeti kurdoherë në kuadrin e premtimeve.

Edhe Aleksandar Veselinovic kur ishte pjesë e të “kuqve” u shpreh se fusha ku stërviteshin, pra ajo e stadiumit me bar sintetik ishte shumë problem. Kjo pasi kur lojtarët luanin në transferta në fusha me bar natyral, “çalonin”.

Pas humbjes në derbi kjo mund të jetë një “këmbanë alarmi”, pasi edhe Mladen Milinkovic u ankua për probleme fizike tek shumë lojtarë, gjë në të cilat sigurisht që ndikon edhe fusha ku stërviten.

Një nga faktorët që po ndikon në “fundosjen” e Partizanit, mund të jetë edhe “bari”, kërkesë e çdo trajneri për t’u marrë masa, por siç duket çdo fjalë po shkon në “vesh të shurdhët”.

Poll

Lexo gjithashtu