Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi vendosur standarte që nuk janë ndjekur nga askush”, Tirona Fanatics: 19 vite plot histori, të parët - t'vetmit!

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi vendosur standarte që nuk janë ndjekur nga askush”,
Tirona Fanatics

Dita e sotme është shumë e veçantë për një nga tifozeritë më të mëdha në futbollin shqiptarë. Tirona Fanatics festojnë ditën e sotme ditëlindjen.

Plot 19-vite zëri i tyre brohoret në çdo stadium të Shqipërisë dhenjo vetëm, duke ndjekur “këmba – këmbës” skuadrën e tyre të zemrës, Tiranën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Fanatichs shkruajnë se asnjëherë nuk janë lodhur dhe kurrë nuk do të dorëzohen për të mbështetur ngjyrat bardheblu.

19 vite FANATICS!

Prej dates 8 janar 2006, Tifogrupi Tirona Fanatics ka qenë gjithmonë aty, prezent në çdo fushë e stadium, në shtëpi apo transfertë, në Shqipëri a jashtë saj pa kushte, si një dritë që shndrit jo vetëm për klubin tonë të zemrës po dhe errësirën e plotë e të zymtë në të cilën është zhytur kampionati Shqiptar dhe skena Ultras në Shqiptari.

Ka kaluar një periudhë e gjatë, plot sakrifica, fitore, gëzime e leksione falas të cilat me plot meritë na kanë dhënë targetin për të prirë në mënyrë absolute skenën "Ultras" në Shqiptari!

Edhe kur sfidat nga larg janë dukur të pamundura, ne kemi qëndruar të palëkundur dhe besnikë, sepse e dimë se ky është më shumë se një grup tifozësh - është një familje që kurre nuk mund të shkelet!

Këto 19 vite janë një rrugëtim i mbushur me emocione të papërshkrueshme, nga çdo ndeshje, çdo minutë që kemi kaluar duke mbështetur ekipin tonë , deri te momentet kur jemi ndjerë të zhgënjyer, por sërisht kemi gjetur forcën për të ngritur lart emrin e modh të Tironës!

Ka pasur momente të vështira, ka pasur edhe humbje por ajo që na bën të veçantë është se asnjëherë nuk e kemi harruar se kush jemi dhe për çfarë luftojmë. 29 herë Kampion si askush kurrë më parë!

Gjithmonë kemi qënë aty, pa kushte e pa përfitime duke sfiduar oraret , kohën, shirat (e ujit e të gureve) nëpër rrethe, e gjithashtu distancen! Asnje Kilometër nuk ka qene shumë për ne! Nga Trnava e Sllovakise, Stambolli i Turqise e deri ne Gjeorgjinë e largët ne kemi qënë aty per te mbeshtetur ngjyrat tona te shenjta, duke vendosur standarte qe kurrë nuk janë ndjekur nga askush!

Falenderojmë çdo anëtar të këtij grupi të jashtëzakonshëm, çdo tifoz që ka dhënë gjithçka për Tironen, dhe çdo moment magjik të kaluar së bashku.

Ky 19-vjetor është një testament i forcës dhe unitetit tonë, dhe ne jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj historie të paharrueshme.

Nuk ka dorëzime, nuk ka lëshime — Tirona Fanatics është gjithmonë aty, si një shpirt i palëkundur që do të mbështesë Tironën kudo e përjetë! Te paret - T'vetmit!

Festojme bashke 19 vjetorin ne transferten e sëpremtes në shkodër!

EJANI TE GJITHE!

NJE HERE FANATICS - GJITHMONE FANATICS!

Fanatics gjer sa te vdes...”, shkruhet në postimin e tifogrupit të Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tirona Fanatics (@tironafanaticsofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga