Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi një super trajner, një legjendë të klubit”, Abilaliaj: Për ne janë të rëndësishme 4 vendet e para

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi një super trajner, një legjendë të
Arbër Abilaliaj

Pas pak do të startojë përballja Tirana-Partizani e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Ky është derbi i kryeqytetit i katërt dhe i fundit për këtë sezon. Në prag të nisjes së këtij takimi, drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj doli në prononcim për mediat.

“Të them të drejtën nuk më mungon stoli, është një super ndjesi, por jo. Kemi në stol një super trajner një legjendë të klubit tonë. Dy rezultate të cilat kanë pasur një dozë të mirë, në momentin që ka rezultat dhe entuziasëm, vijmë në një moment të mirë dhe duhet ta shfrytësojmë.

Oshilacionet kanë qenë, është e paevitueshme. Nuk kanë qenë lëvizje të vogla, kanë qenë të rëndësishme. Për të krijuar një fytyrë të re duhej kohë dhe rezultate. Oshilacionet janë mëse normale kur bëhet një ndërhyrje kaq e madhe në ekip. Për ne është e rëndësishme të jemi në katër vendet e parë. Kjo është formula e cila të jep mundësinë të shpallesh kampion.

Presioni është normal, të gjithë kundërshtarët bëjnë maksimumin të arrijnë objektivat. Do japim gjithçka në Kupë dhe në kampionat. Derbi është derbi dhe është e vështirë ta parashikosh. Realisht do na ndihmonte nëse Eleke do të ishte në formën e tij më të mirë, por avash avash edhe ai po rikthehet”, u shpreh Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga